Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se Turqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Izraelin, por kritikoi politikën izraelite ndaj palestinezëve.
Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të tensionuara, pavarësisht lidhjeve tregtare. Ankaraja ka dënuar vazhdimisht pushtimin e Bregut Perëndimor dhe trajtimin ndaj palestinezëve.
Erdogan u tha gazetarëve se Turqia kishte probleme me “zyrtarët e lartë” në Izrael dhe se marrëdhëniet mund të kishin qenë “shumë të ndryshe” po të mos kishin qenë për ato probleme.
“Nëse nuk do të kishte probleme të nivelit të lartë, marrëdhëniet tona do të ishin shumë të ndryshme. Ne do të dëshironim t’i sjellim marrëdhëniet tona në një nivel më të mirë.Politika ndaj palestinezëve është vija jonë e kuqe. Është e pamundur që ne të pranojmë politikën izraelite ndaj palestinezëve. Veprimet e tyre të pamëshirshme atje janë të papranueshme“- tha ai.