FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: Turqia e shqetësuar për ndihmën amerikane ndaj kurdëve

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pohoi para sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se Ankaraja është e shqetësuar për shkak të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për milicinë kurde, e njohur si YPG, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.
Sekretari Mattis dje arriti për vizitë njëditëshe në Turqi, pasi qëndroi në Irak, për ta shqyrrtuar progresin në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Përveç presidentit Erdogan, ai në Ankara u takua medhe me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli. Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO për Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Por, Ankaraja është e irituar se Uashingtoni e ka armatosur grupin kurd, YPG (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde), për sulmin në qytetin Raka, në pjesën veriore të Sirisë, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik./rel

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?