Erdogan urdhëron ndalimin e migrantëve në Detin Egje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan urdhëroi shërbimet e rojave bregdetare të pengojnë migrantët të kalojnë Detin Egje, njoftoi media turke.

“Me urdhër të presidentit asnjë autorizim nuk do të jepet për migrantët për të kaluar Detin Egje për shkak të rrezikut që përbën kjo gjë”, theksoi roja bregdetare, cituar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

“Qasja që konsiston në mosndërhyrjen për të parandaluar migrantët të largohen nga Turqia mbetet e vlefshme, përveç largimeve nga deti, për shkak të rreziqeve”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi i rojave bregdetare deklaroi se kishte shpëtuar 97 migrantë në rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?