Erdogan: Vaksinimi kundër Covid-19 do të fillojë deri në fund të javës
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se vaksinimi kundër Covid-19 do të fillojë deri në fund të javës.
Pas takimit me Kabinetin Presidencial Erdogan deklaroi se aty kishin vlerësuar pikat e arritura në luftën kudër Covid-19.
Ai theksoi dhe një herë rëndësinë e higjienës individuale në luftën kundër virusit, Erdogan tha se 3 milionë doza të vaksinave me origjinë kineze janë sjellë në Turqi dhe me përfundimin e fazave të testimit vaksinimi do të fillojë të zbatohet të enjten ose të premten, sipas rendit të përcaktuar të përparësisë.
“Me rënien e numrit të rasteve nën një numër të caktuar ne gradualisht do të zvogëlojmë kufizimet ashtu siç kemi bërë edhe më parë”- deklaroi Erdogan.