Erdogan vizitoi Katarin
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi këtë javë një tur të dytë vizitash në vendet e Gjirit pas krizës që ka kapluar rajonin, ku u takua të Martën me Emirin e Kuvajtit Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, dhe dje të Mërkurën me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Gjatë vizitës në Doha, President turk u prit nga Emiri i Shtetit të Katarit, ku u bisedua mbi marrëdhëniet midis dy vendeve. Sheikh Tamim Al Thani vlerësoi qëndrimin e Turqisë rreth bllokadës së imponuar ndaj vendit të tij, dhe tha se takimet e mëparshme midis Dohës dhe Ankarasë ishin të rëndësishme dhe arritën objektivat e synuara, duke shtuar se gjatë takimit të fundit ata kishin folur për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe shprehën ambicien për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike dypalëshe.
Nga ana e tij, Rexhep Taip Erdogan tha se në takimin me Emirin e Katarit trajtuan marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Shtetit të Katarit në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushat industriale dhe ushtarake.
Gjithashtu, dje u mbajt sesioni i tretë i Komitetit të Strategjisë së Lartë midis Shtetit të Katarit dhe Republikës së Turqisë, ku sipas Anadolu Agency, u nënshkruan dhjetë marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume mirëkuptimi që mbulojnë fushat të rëndësishme ekonomike dhe kulturore, si marrëveshja për mbrojtjen e investimeve të ndërsjella, binjakëzimi midis Portit të Hamadit dhe porteve turke dhe marrëveshje të tjera në fushat e informacionit, bujqësisë dhe turizmit.
KOHA JONË SONDAZH

