“Erdogan vrasës!”Kurdët e presin me protesta në Romë
Komuniteti kurd ka manifestuar sot në Romë kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Itali.
Protesta e tyre është zhvilluar në kështjellën Sant’Angelo jashtë zonës së blinduar nën masa mjaft të larta nën kontrollin e Policisë Italiane për të garantuar sigurinë e vizitës së Presidentit turk.
Nën thirrjet e parrulat “Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”i janë bashkuar kësaj proteste mjaft akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.
Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Atin e Shenjtë.
Ky fakt ka shënuar ndërhyrjen e forcave të renditdhe në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve është plagosur lehtë.



KOHA JONË SONDAZH

