Është aleat i Putinit në BE? Reagon Viktor Orbán: Hungaria nuk mbështet as Ukrainën, por as Rusinë

”Hungaria nuk mbështet as Ukrainën dhe as Rusinë në konfliktin e tyre, por një zgjidhje paqësore”, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron. “I thashë qartë presidentit Macron se Hungaria nuk po punon për Ukrainën apo Rusinë, por për paqen. Hungaria nuk është kundër këtij apo atij vendi, Hungaria është kundër luftës”, tha Orban. Për të Macron mbështeti planin e Hungarisë për të forcuar konkurrencën në gjashtë muajt e ardhshëm të presidencës së saj të BE-së, njoftoi agjencia MTI.

SHKARKO APP