Është me kancer? Papa Françesku: Nuk kam në plan të dorëhiqem

Kohët e fundit shumë është folur për, për shëndetin e tij, por Papa Françesku i përgjigjet me humor shqetësimeve. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Papa foli për problemet në gju dhe mohoi pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë.

“Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk ma kanë thënë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashethem oborri. Shpirti i oborrit është ende këtu në Vatikan nëse e mendon, Vatikani është oborri i fundit europian i një monarkie absolute”.

Papa qeshi edhe me zërat se kishte planifikuar të dorëhiqej në të ardhmen e afërt duke thënë se një mendimi tillë nuk i kishte kaluar kurrë nëpër mend. Nuk përjashtoi mundësinë që diçka e tillë të ndodhte një ditë nëse gjendja shëndetësore do t’ia pamundësonte punën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?