FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Etiopi: Bllokohet interneti për të mos kopjuar në provime

Autoritetet në Etiopi kanë marrë  masa për të rinjtë që janë futur në fazën finale të provimeve për studimet në shkollat e larta.

Për të shmangur çdo parregullësi në këto testime, autoritetet vendase kanë vendosur masën ekstreme të bllokimit të internetit deri më datë 8 qershor, atëherë kur përfundojnë të gjitha testimet.

Masa është marrë si kundërpërgjigjje ndaj rrjedhjes online të pyetjeve të provimit një vit më parë, që detyroi ministrinë vendase të arsimit që të bllokonte rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po marrim masat e nevojshme, sepse duam që studentët tanë të përqendrohen dhe të jenë larg trysnisë që shkaktojnë gjëra të tilla, si interneti”- tha Mohammed Seid, nga Zyra e Komunikimeve në qeverinë etiopiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?