Euro “fluturon” çmimet, ndërhyn qeveria
Në Kroaci ka një rritje të madhe të çmimeve, veçanërisht për ushqimet dhe shërbimet, kjo pas miratimit të monedhës së përbashkët europiane. Rritjet janë konsideruar të pajustifikuara nga qeveria, e cila ka paralajmëruar të ndërhyrje në ditët në vijim.
Shumica e rritjeve të çmimeve e kanë tejkaluar logjikën e konvertimit të monedhës, me rritje të çmimeve që variojnë nga 5 në 20 për qind krahasuar me çmimet para prezantimit të monedhës së përbashkët evropiane euro.
Shumë tregtarë, restorante, madje edhe disa rrjete supermarketesh janë akuzuar nga shtypi se kanë përfituar nga këmbimi valutor. Zemërimi i qytetarëve ka shpërthyer edhe në rrjetet sociale, duke denoncuar ndër të tjera rritje të çmimit të bukës dhe gjalpit deri në 30%.
Kryeministri Plenkoviç akuzoi tregtarë dhe sipërmarrës, duke thënë se kanë përfituar nga kalimi nga kuna kroate në euro me këtë sjellje të papërgjegjshme. Kroacia u bashkua me Eurozonën më 1 janar të këtij viti. Krahas anëtarësimit në Eurozonë, Kroacia e cila iu bashkua BE-së në korrik 2013, iu bashkua gjithashtu zonës Shengen për lëvizje të lirë në Europë në fillim të vitit.