Eurodeputetet gjermane paralajmërojnë evropianët për presidencën sllovene të BE-së: Jansa si Orban
Nga fillimi i korrikut Sllovenia do të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së udhëhequr nga Kryeministri Janez Jansa.
Dy eurodeputetet kryesore gjermane paralajmërojnë evropianët për Presidencën Sllovene të Këshillit të BE-së:
“Unë u bëj thirrje të gjithëve me përgjegjësi në nivelin Evropian, Shteteve Anëtare, Komisionit Evropian, Parlamentit dhe mediave, që të mos i japin Janez Jansa një mundësi për retorikën dhe politikën e tij anti-demokratike”, tha Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Katarina Barley (SPD).
Politikania e krahasoi Jansa me kryeministrin hungarez Viktor Orbán:
“Ai vepron shumë ngjashëm me Orban në përpjekjen për të kapur shtetin”. Presidenca gjashtëmujore e Sllovenisë në BE do të jetë “një kohë sfiduese”, tha Barley.
Politikania e FDP Nicola Beer, eurodeputete dhe nënkryetare e Parlamentit Europian paralajmëton po ashtu:
“Kryeministri Jansa duhet të jetë i gatshëm të negociojë zgjidhjet evropiane, e të mos shndërrohet vetë në një problem evropian,”
Beer akuzoi Kryeministrin e Sllovenisë se nuk pranon të bashkëpunojë me Prokurorinë Publike Evropiane (të sapo krijuar) për fyerjen e mediave kritike.
“Kushdo që denigron agjencitë e lajmeve sllovene si një turp kombëtar rrezikon lirinë e shtypit dhe krijon presion të papranueshëm ndaj gazetarëve dhe portaleve.”
Jansa duhet “të jetë i përgatitur se ne do të mbikqyrim nga afër presidencën e tij të BE-së dhe nuk do të hezitojmë të kritikojmë haptas sjelljen e tillë si të patolerueshme, pavarësisht pozicionit”, tha Beer.