Eurodeputeti: Dështuam me Covid-19, programi Covax është kaotik

Bashkimi Europian është kritikuar edhe nga një eurodeputet gjerman, i cili flet për paaftësinë e BE-së për të siguruar dhe shpërndarë vaksinat anti-covid. Deputeti gjerman Gunnar Beck, thotë se programi Covax është kaotik, me grindje dhe mosmarrëveshje.

Nga ana tjetër, Beck tha se Britania e vetme arriti të porositë 90 milion doza të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që BE vendosi të mos veprojë në emër të 27 vendeve anëtare. Ai nënvizon se blloku është në një “krizë të përhershme” dhe këmbënguli se fokusi i BE-së për të punuar së bashku ka pasur një efekt të dëmshëm.

“Gjermania do t’ia kishte dalë shumë më mirë vetëm, pa dorën e vdekur të BE-së. Rrënjët e problemit datojnë në fillim të verës së kaluar kur ishte e ngadaltë për të siguruar furnizime të vaksinave, veçanërisht në krahasim me Britaninë. Ndërsa Britania përdori liritë e saj të Brexit për të marrë një sërë vaksinash të ndryshme dhe për të organizuar një shpërndarje kombëtare, BE hyri në mënyrën e saj të paracaktuar të krisjes reciproke, grindjeve dhe dështimeve”,-tha eurodeputeti.

Britania e Madhe ka arritur të marrë rreth 20 milion doza duke vaksinuar rreth 35% të popullsisë. Ndërsa në Europë, ritmet kanë qenë të ngadalta. Gjermania ka vaksinuar vetëm 5% të popullsisë prej 84 milion banorë.

SHKARKO APP