Europa alarmon: Rusia do “pushtojë”, Putin dërgon mijëra trupa në kufi
Vende të Europës, kanë mohuar se Rusia po planifikon të “pushtojë” kontinentin, pasi udhëheqësi Vladimir Putin po përgatitet të dërgojë mijëra trupa në kufi. Rusia, të paktën zyrtarisht, ka pohuar se thjesht po planifikon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë fqinje, të cilën janë shprehur se stërvitja është “thjesht mbrojtëse”.
Megjithatë, Polonia ka paralajmëruar se ekziston një “rrezik” i një “skenari agresiv” gjatë stërvitjes, që fillon më 14 shtator. Sipas zyrtarëve rusë dhe bjellorusë, stërvitja do të zhvillohet me 13,000 ushtarë, një prag që do të thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë nevojë të jenë të pranishëm.
Megjithatë, ekspertët janë të shqetësuar për një numër kaq të lartë, ku me disa paralajmërime ata kanë thënë se më shumë se 100,000 ushtarë mund të zbresin në vend.
Stërvitjet kanë shkaktuar panik në Poloni, Lituani dhe Ukrainë, me frikën e një “pushtimi të mundshëm” rus ose “rrëmbim i dhunshëm i tokës”. Estonia tha se pret një lëvizje shumë më të madhe të trupave sesa që është deklaruar zyrtarisht, ndërsa Polonia paralajmëroi gjithashtu se numri ishte duke u nënvlerësuar qëllimisht.
Në Poloni, zëvendësministri i Mbrojtjes, Michal Dworczyk tha se është i frikësuar nga incidentet e dhunshme, duke paralajmëruar se: “Operacionet në këtë shkallë gjithmonë e kryejnë këtë rrezik”. Ai gjithashtu tha se ishte i shqetësuar se Rusia do përpiqet të vendos trupa në Bjellorusi pas stërvitjeve, diçka që e cilësoi se do të “ndikonte negativisht në rajon”.
Sot Rusia qeshi me sugjerimet e një pushtimi, duke thënë se pretendimet janë “qesharake” dhe nuk kishin “asgjë të bënin me realitetin”.
Zëvendësministri i mbrojtjes, Aleksandër Fomin, tha se: “Asnjë nga këto versione paradoksale nuk ka të bëjë me realitetin, gjë që tashmë është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarë të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë. Të paktën, këto besime duken qesharake. Për këto ide të gabuara të realitetit, ne do të reagojmë me qetësi”. Ai tha se të gjitha trupat do të largoheshin nga Bjellorusia pas stërvitjeve.
Mësohet se SHBA-ja ka dërguar 600 ushtarë në Europë si një masë paraprake. Gjenerali Frederick B. Hodges tha se: “Shikoni, ne do të jemi gati; Ne do të jemi të përgatitur”. Por ai hodhi poshtë pretendimet se stërvitjet ishin vetëm mbrojtëse në natyrë, duke treguar pajisjet ushtarake dhe grupet e përfshira.
“Ka vetëm një arsye që ju do të krijoni një Ushtri të Gardës, dhe kjo është si forcë sulmuese. Kjo nuk është diçka për sigurinë e vendit. Kjo nuk do të thotë se ata automatikisht do ta bëjnë atë, por në aspektin e frikësimit është një mjet për të ushtruar presion mbi aleatët”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

