Europa drejt izolimit, ndërsa në Florida mijëra njerëz mbushin plazhet

Sfida për të mbyllur njerëzit në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit padyshim nuk do të jetë e lehtë. Pothuajse të gjitha vendet europiane kanë ndërmarrë masa izoluese dhe po mbyllin kufijtë dhe qytetarët me kalimin e kohës po i binden thirrjes për të qëndruar në shtëpi.

Në SHBA kjo do të jetë edhe më e vështirë duke qenë se njerëzit përgjithësisht kanë një tendencë kundërshtuese ndaj autoritetit qëndror në Uashington.

Kjo gjë është pasqyruar qartë në plazhet e Floridas. Megjithëse Presidenti Trump bëri thirrje që të shmangen grumbullimet dhe të ruhet distanca, mijëra të rinj e të reja kanë mbushur plazhin Clearëater në Florida.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet tregojnë se ata nuk e kanë marrë seriozisht paralajmërimin për rrezikun e koronavirusit. Të relaksuar dhe pranë njëri tjetrit ata rrezikojnë që pandemia e COVID-19 të përhapet me ritme të frikshme në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani SHBA ka 4,700 persona të konfirmuar me koronavirus dhe 93 viktima ndërsa pritet që të kryhen testime në masë pasi sistemi u kap i papërgatitur nga shpërthimi i virusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?