Europa e gjunjëzuar nga Covid-19, OBSH: Një vdekje çdo 17 sekonda

Të gjitha shtetet në botë raportojnë shifra të larta dhe Europa numëron një vdekje çdo 17 sekonda nga Covid-19, me 29 000 viktima vetëm javën e kaluar, një rritje kjo prej 18%.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë shifrat e pandemisë për Kontinentin e Vjetër, duke theksuar se Europa është kthyer edhe një herë në epiqendrën e Covid-19, virusit që ka vrarë më shumë se 1 milion e 350 mijë persona në të gjithë botën.

Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge tha se është e rëndësishme që të vijohet me respektimin e masave shtrënguese dhe ruajtjen e higjienës personale. ”Europa regjistroi javën e kaluar 29 000 viktima nga Covid-19, që do të thotë një viktimë çdo 17 sekonda”, tha Kluge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?