Europa me masa të reja, lehtësimi as pas ndërrimit të viteve

Vendet europiane vazhdojnë të vendosin bllokadat për të frenuar përhapjen e Covid-19. Në Britani, 26 mijë e 860 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve, duke e çuar totalin e rasteve me Covid-19 në 1 milion e 344 mijë e 356. Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 462 njësi, duke arritur në 51 mijë e 766 viktima.

Në Gjermani, autoritetet nisën të zbatonin masa më të rrepta parandalimi dhe kontrolli që prej 2 nëntorit, për një periudhë 4-javore. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se pret që kufizimet të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, pasi nuk ka gjasa që situata të normalizohet në dhjetor ose janar, edhe nëse infektimet bien.

Franca konfirmoi 32 mijë e 95 infeksione në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në thuajse 2 milionë të prekur, ndërsa shifrat e shtrimeve në spitale u përmirësuan. Numri i viktimave u rrit me 359 njësi në një ditë, duke arritur në 44 mijë e 246.

Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë Shëndetësor, deklaroi se masat e parandalimit dhe kontrollit po japin efekt, por rreziku i transmetimit të virusit është ende i lartë, ndaj dhe masat kufizuese nuk duhet të lehtësohen përpara dhe pas Vitit të Ri.

SHKARKO APP