Europa merr frymë nga ajri i pastër – Shkak mbyllja e lëvizjes si masë kundër koronoavirusit

Ndërsa vendet europiane nën bllokim kanë ngadalësuar qarkullimin e zakonshëm dhe prodhimin për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndotja atmosferike duket se është zvogëluar.

Megjithëse është shumë herët për të vlerësuar efektet e saj në planin afatgjatë, fotografitë që vijnë nga satelitët tregojnë qartë ndryshimin e përqendrimit të emetimeve të gazrave serë në Francë, Itali dhe Spanjë përgjatë Marsit, raportoi AFP.

Agjensia Europiane e Hapësirës ka vëzhguar të njëjtin fenomen në Itali që nga fillimi i marsit pasi kombi ka qenë nën bllokim që nga 9 mars. Sipas Agjencisë Euopiane të Mjedisit, qytetet spanjolle si Madridi dhe Barcelona janë duke ndjekur të njëjtin model, dhe gjithashtu kanë qenë nën masa të rrepta të kufizimit që nga mesi i marsit.

Rënie të tilla radikale janë të pashembullt. “Është hera e parë që kam parë një ndryshim kaq të rëndësishëm në një rajon kaq të madh të lidhur me një ngjarje,” tha Fei Liu, një studiues në Agjencinë e Hapësirës së Shteteve të Bashkuara, rreth Kinës.

Edhe gjatë krizës ekonomike në 2008-2009, ulja “kishte qenë më e vazhdueshme me kalimin e kohës”, shtoi Alberto González Ortiz, specialist i cilësisë së ajrit në Agjencinë Europiane të Mjedisit.

Në Italinë veriore, “nivelet mesatare të përqendrimit tëemetimit të gazrave janë ulur përgjysmë,” vuri në dukje Vincent-Henri Peuch, nga programi Europian i monitorimit të Kopernikut.

Cili është ndikimi i një ndarje të tillë mbi popullatën?

Sipas një studimi të fundit, ndotja e ajrit shkakton 8.8 milion vdekje të parakohshme në vit në të gjithë botën. Ndotja me grimca të imët shkakton acarime të syve dhe fytit dhe shqetësim të frymëmarrjes. Ndotja gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje kronike, respiratore ose kardiovaskulare ose kancer të mushkërive. Prandaj bllokimi mund të “zvogëlojë efektet inflamatore”, shpjegojnë ekspertë, për më tepër pasi cilësia e ajrit brenda shtëpive varet shumë nga ajri që vjen nga jashtë. (euronews)

SHKARKO APP