Europa në ”dorën” e virusit/Liderët e BE: Duhet solidaritet i fortë
Europa është në ditët më të këqija. Pandemia e Covid-19 ka prekur pothuajse të gjithë kontinentin. Italia e ka tejkaluar tashmë Kinën si me numrin e të prekurve, po ashtu edhe me numrin e viktimave. Vetëm një ditë më parë, vendi fqinj shënoi numrin më të lartë të viktimave të regjistruar ndonjëherë që kur sëmundja u shfaq në Itali, 969 viktima brenda 24 orëve. Spanja po rëndohet nga ora në orë, pasi të vdekur janë mbi 5000 mijë dhe të prekur mbi 65 mijë njerëz.
Të martën e ardhshme, të gjitha bashkitë e vendit do të ulin në gjysmë shtizë flamurin në shenjtë përkujtimi për të gjithë viktimat që humben jetënnga virus dhe për të gjithë ata që po luftojnë me kohën për të shëruar sa më shumë të prekur.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me kryeministrin italian Giuseppe Conte, me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryetarët e shteteve të tjera i kanë drejtuar një mesazh Bashkimit Europian. Ata shprehen se parandalimi i përhapjes së koronavirusit nuk mund të realizohet pa një solidaritet të fortë. ”Ne nuk do ta kapërcejmë këtë krizë pa një solidaritet të fortë evropian, ndërsa sa i përket situatës së buxhetit dhe shëndetit ky është vetëm fillimit”.