Europa në kaosin e acarit, mbi 50 të vdekur

Europa kaloi një tjetër natë në kushte acari, ndërsa sistemi i të ftohtit siberian vazhdon të mbjellë kaos në “Kontinentin e Vjetër”. I ftohti i pazakontë për këtë pjesë të vitit është shtyrë deri në jug duke prekur dhe Mesdheun.

Bilanci i vdekjeve në Europë ka mbërritur tanimë në 55; 21 prej viktimave u shënuan në Poloni, pjesa dërrmuese persona të pastrehë. Situata e krijuar e shtyu Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dalë me paralajmërimin se të varfërit, të pastrehët dhe emigrantët janë personat më të rrezikuar nga ngricat.

Dëbora dhe erërat e forta detyruan mbylljen e Aeroportit të Gjenevës të enjten, por ai u rihap sërish pas pastrimit të pistës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Francë, rreth 2000 drejtues automjetesh mbeten të bllokuar në një rrugë pranë Montpellier, ku disa thonë se kanë mbetur aty pa lëvizur dot për gati 24 orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti i Schiphol në Amsterdam u prek edhe ai nga stuhia duke anuluar, apo shtyrë me dhjetëra fluturime. Probleme patën edhe shërbimet e Eurostarit ndërmjet Londrës, Parisit e Brukselit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?