Europa në terror, sulm edhe në Gjermani
Europa nuk po gjen dot paqe. Një tjetër akt terrorist ka ndodhur ketë herë në Gjermani.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Dusseldorf të Gjermanisë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Sulmi ndodhi në një dyqan. Policia ka nisur një aksion për kapjen e autorit.
Disa orë më parë një person në Finlandë sulmoi disa njerëz me thikë, ndërsa një ditë më parë në Barcelonë, 19 persona mbetën të vrarë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, pasi një furgon hyri në mes të turmës me turistë.
KOHA JONË SONDAZH

