Europa përballet me zjarre masive, situatë e rëndë në Greqi, Francë dhe Spanjë

Europa po përballet me zjarre masive. Zjarret përreth Athinës janë të pandalshëm. Një tjetër vatër e madhe është hapur 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek pranë fshatit Vilia.

Autoritetet evakuuan qindra banorë të 5 fshatrave të zonës përreth, pasi flakët që po shkrumbojnë pishat janë shumë pranë banesave. Për vënien e tyre nën kontroll janë angazhuar mbi 400 zjarrfikës, mes të cilëve ka edhe nga vende të ndryshime europiane.

Edhe në zonën e Varit në jug të Francës, aty ku qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë vatrat nën kontroll. Flakët ndihmohen nga erërat e fuqishme, teksa për dy ditë është 2 fishuar në mbi 7 mijë hektarë sipërfaqja e djegur. Zjarret masive vazhdojnë edhe në rajonet qendrore të Spanjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?