Europa, SHBA-të dhe Britania dënojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Hong Kong

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar dhunën e ushtruar në Hong Kong ndër frikërat se një përleshje e përgjakshme mund të ndodhë pas rrethimit që policët i bënë një kampusi universitar, i bllokuar nga protestuesit pro-demokracisë.

Qindra protestues anti-qeveritarë të armatosur me bomba molotov dhe armë të tjera të ftohta kishin “pushtuar” Universitetin Politeknik pas një fundjave të gjatë, e cila solli bllokimin e rrugëve dhe një polic të qëlluar me hark dhe shigjetë.

Zëdhënësja e marrëdhënieve për jashtë në Komisionin Europian shprehu “shqetësimet e thella” mbi raportimet se stafi i ndihmës së shpejtë në Hong Kong ishte i bllokuar nga policët për t’iu dhënë kurën e parë njerëzve të lënduar.

“Çdo formë e dhunës është padyshim e patolerueshme dhe çdo veprim nga forcat e policisë duhet të mbete në mënyrë proporcionale dhe fundamentale me liritë njerëzore” – u shpreh për gazetarët Maja Kocijancic.

Edhe Britania e përshkroi veten si “seriozisht të shqetësuar” mbi dhunën, me një zëdhënës të kryeministrit Boris Johnson i cili tha se Londra vazhdon të inkurajojë “kufizime për të gjitha palët dhe mbështetje për të drejtën e protestave paqësore”.

SHBA-të gjithashtu e kanë dënuar edhe më parë “përdorimin e pajustifikuar të forcës”, duke bërë thirrje drejt Beijing për të mbrojtur lirinë e Hong Kong-ut.

Hong Kongu prej kohësh tashmë kundërshton ashpër regjimin që Kina ka vendosur të ushtrojë. Protestuesit kërkojnë pavarësi dhe demokraci në vendin e tyre, por është hasur në rezistencën e fortë kineze, e cila vazhdon të besojë në sistemin e saj: “Një shtet, dy sisteme”, duke u shprehur se ata janë të vendosur që Hong Kongu të mbetet pjesë territoriale e Kinës.

SHKARKO APP