Europa shenja për një stinë të vështirë nga Covid-19
Europa jo jeton mes frikës të një tjetër shpërhtimi të Covid-19. Vetëm Franca gjatë fundjavës regjistroi 30.000 të infektuar dhe rastet e reja kane alarmuar Europën e cila ka nisur masat e reja kufizuese. Qytete të tjera në Francë si Lille, Lyon, Grenoble dhe Toulouse rrezikojnë kthimin e kufizimeve.
Në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit. Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij, një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – në bllokim të pjesshëm. Për shkak të rritjes së theksuar të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese.
Irlanda mund të behët shteti i dytë pas Izraelit që mund të futet një bllokim të dytë pasi autoritetet shëndetësore, i kanë kërkuar qeverisë që rikthejë izolimet për 4 javë pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të theksuar të rasteve. Gjermania në krahasim me shtetet evropiane edhe tani vazhdon të tregojë një shkallë të lartë përmbajtje dhe ka nivele më të ulëta infeksionesh.