”Europa shumë e dobët”, plani për ushtrinë e BE-së nis më…

Prej kohësh liderit në BE, flasin hapur për krijimin e një ushtri, e cila do të drejtohet nga blloku. Mbështetës të krijimit të ushtrisë e jo vetëm, është edhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron. Ai gjithashtu sugjeroi që Britania mund të bashkohet me BE-në në një datë të mëvonshme, pasi ai po krijon një vizion ambicioz për një “transformim të thellë” që do të nxiste integrimin midis vendeve të BE-së.

Presidenti francez bëri thirrje për futjen e kartave të identitetit të BE-së, një buxheti të përbashkët mbrojtës dhe një forcë ushtarake europiane. Duke folur në Universitetin ”Paris-Sorbonne”, ai gjithashtu propozoi një buxhet të përbashkët për vendet e eurozonës dhe një agjenci të BE-së për azilin, e cila do të ndihmonte në trajtimin e krizës së migracionit. “Në këtë bashkim të rindërtuar mbi vlerat intransigente dhe një treg efikas, në pak vite, nëse dëshiron, Britania mund të rifitojë vendin e saj”.

Presidenti francez foli për një vizion mbi Europën, ku ai shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbështesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që Europës i mungon sot është një kulturë e përbashkët strategjike. Paaftësia jonë për të vepruar së bashku në mënyrë bindëse minon kredibilitetin tonë si europianë. Europa siç e dimë është shumë e dobët, tepër e ngadaltë dhe shumë e paefektshme. Por vetëm Europa mund të na japë mjetet për të vepruar në skenën botërore teksa merremi me sfidat e mëdha të ditës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron bëri thirrje për krijimin e një force mbrojtëse të BE-së deri në vitin 2020 që do t’i jepte bllokut “kapacitetin autonom për veprim” dhe propozoi krijimin e një akademie të trajnimit europian të sigurisë. “Janë në proces diskutime të cilat nuk përcaktojnë të ardhmen e Europës. Por në këtë Bashkim Europian duhet reformuar dhe thjeshtuar”.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?