“Europa si titaniku”, Meloni kundër Macron: Në Paris ishin vetëm 2 liderë, mungonin dhe 25 të tjerë

Takimi i presidentit të Ukrainës, Zelensky me homologun francez në Paris, vijon që të shkaktojë polemika. Kryeministrja Giorgia Meloni këmbëngul se ftesa për presidentin ukrainas ukrainas nga qeveria e Parisit ishte e gabuar dhe e pavend. Ishte Emmanuel Macron që ftoi Zelensky dhe kancelarin gjerman në këtë takim kaq të diskutueshëm.

“Nëse do të isha ftuar nga Macron për një takim me Zelensky-n, do të kisha këshilluar që ai takim të mos mbahej. Nuk më intereson të dal në një fotografi, të cilën nuk e mbështes. Në Paris ishin vetëm 2 liderë europianë, mungonin dhe 25 të tjerë”, u shpreh kryeministrja italiane. Nga ana tjetër, Meloni kritikoi dhe ata që mendonin se Bashkimi Europian është kthyer në grupim me dy ndarje.

“Kush mendon se Europa duhet të jetë një klub në të cilin dikush vlen më shumë dhe dikush më pak, gabohet. Sipas meje, kur flitet që BE ka një kategori të parë dhe një të tretë, vlen të kujtohet tragjedia e Titanikut. Nëse një anije fundoset, nuk vlen se sa shtrenjtë e ke paguar biletën”, nënvizoi Meloni.

SHKARKO APP