Europë, shënohet rasti i parë me linë e majmunëve
Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve. Personi u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës, ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i mpox në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.
Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë, ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër. Shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale, me katër në 100 raste që çojnë në vdekje.