Europol operacion kundër trafikimit të fëmijëve, 70 të arrestuar

Europol ka zhvilluar një operacion në disa vende të Evropës kundër trafikimit të fëmijëve për shfrytëzim seksual, lypje të detyruar dhe shfrytëzim në punë.

Operacioni, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, përfshinte autoritetet e zbatimit të ligjit nga 15 shtete anëtare të BE-së, Islanda dhe Zvicra . Ndërsa janë identifikuar 51 të mitur si viktima të dhunës.

Europol thotë se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 70 persona.

Në njoftimin e Europol thuhet se “u arrestuan 34 persona për trafikim të qënieve njerëzore dhe 36 arrestime për vepra të tjera të tilla si grabitje, shpërndarje të materialit të shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit të paligjshëm. Gjatë ditëve të aksionit, u identifikuan 206 viktima të mundshme, 53 prej të cilave u konfirmuan se ishin të mitur. Këto aktivitete mundësuan fillimin e 31 rasteve të reja të trafikimit njerëzor nëpër vendet e ndryshme pjesëmarrëse”.

“Midis 17 dhe 23 qershorit 2019 janë kontrolluar mbi 127 000 individë, 63 800 automjete dhe 1 100 lokacione. Autoritetet e zbatimit të ligjit kontrolluan pronat private, ndërmarrjet tregtare, hotelet, autobusët dhe stacionet e trenave, portet e trageteve, aeroportet dhe vendkalimet kufitare. Fushatat parandaluese në shkolla për të informuar të miturit për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore ishin gjithashtu pjesë e aktiviteteve operative”, thuhet në njoftimin e Europl.

Vendet që morën pjesë në operacion janë: Austri, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Hungari, Islandë, Letoni, Lituania, Hollanda, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

SHKARKO APP