Europol zbulon aplikacionin ”Matrix” ku flisnin kriminelët, pagesa deri në 1600 euro

Europol ka zbuluar aplikacionin ”Matrix”. Janë autoritetet holandeze që e gjetën në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve. Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.

SHKARKO APP