Eurostat: Italianët më të vjetrit e Europës, 22,8% është mbi 65 vjeç

Italia ka popullsinë më të vjetër në Europë me 22.8% e numrit të përgjithshëm që ka më shumë se 65 vjeç, përballë 20.3% e mesatares së Bashkimit Europian.

Lajmin e bën me dije Eurostat që i referohet të dhënave të 2019, duke kujtuar që ‘popullata më e moshuar konsiderohet me një risk të lartë nga koronavirusi’.

Në Itali personat që kanë një moshë më shumë se 65 vjec janë 13.78 milion njerëz. Në zonat europiane me prezencën më të madhe të të moshuarve eshtë Liguria me 28,5% me persona mbi 65 vjeç.

SHKARKO APP