Familja shokohet: Bashkë me picën në sobë poqën dhe një gjarpër
Kishin planifikuar një darkë të këndshme me pica por familja nga Karolina e Veriut është tmerruar kur pa në sobë bashkë me picën dhe një gjarpër.
Amber Helm vendosi picën e ngrirë në sobë dhe pas 10 minutash nga soba nisi të dalë një erë e keqe.
Amber largoi dy fëmijët duke menduar se soba ishte dëmtuar dhe nga momenti në moment mund të shpërthente në flakë,
Por kur hapi derën e sobës u tmerrua: Brenda ishte një gjarpër i pjekur.
Pyetjes që lind në moment: Nëse e hëngrën picën, ajo I përgjigjet: Jo ne dolëm të hanim jashtë ndërkohë bashkëshorti I saj nisi punën për të pastruar sobën dhe të largojë gjarprin e pjekur.
Që prej asaj dite familje nuk e ka përdorur më sobën.