Fauci: 3 doza të vaksinës kundër Covid janë mbrojtja më e mirë

Tri doza të vaksinës Covid-19 janë “mbrojtja më e lartë e më e mirë”, por dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson mbeten ende përkufizimi zyrtar i vaksinimit të plotë për qeverinë amerikane, tha sot specialisti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

“Kërkesa zyrtare është ende dy doza të vaksinave mRNA (Pfizer/BioNTech ose Moderna) ose një dozë J&J, sipas përcaktimit zyrtar të asaj që kërkohet. Por unë mendoj se nëse shikon të dhënat, bëhet gjithnjë e më e qartë se nëse dëshiron të mbrohesh në mënyrë optimale, duhet të marrësh dozën e tretë perforcuese,” tha Fauci për emisionin “This Week With George Stephanopoulos”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?