Fauci: Arritja e e imunitetit të tufës, kërkon vaksinimin e 90% të popullit

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, deklaroi se arritja e imunitetit të tufës kundër koronavirusit mund të kërkojë vaksinimin e deri në 90% të popullit.

Nga ana tjetër, Fauci pranoi se kishte ndryshuar pritshmëritë e tij lidhur me këtë çështje pasi më herët kishte thënë se vetëm 60% deri në 70% e njerëzëve do të duhej të vaksinoheshin për të arritur imunitetin e tufës.

“Ne realisht nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj seështë diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind”, ka thënë Fauci për Neë York Times.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se më shumë se 1 milionë persona tashmë e kanë marrë vaksinën kundër virusit kinez. Të dhënat u konfirmuan dhe nga kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield.

SHKARKO APP