Fauci: Rihapja e shpejtë e ekonomisë mund të çojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme

Drejtori i Institutit Kombëtar amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci do të dëshmojë sot para Senatit amerikan ku do të tregojë për rreziqet që vijnë nga rihapja e ekopnomisë, duke thënë se mund të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, shkruan “New York Times”.

“Nëse i kapërcejmë pikat e kontrollit nga udhëzimet e “Hapeni Amerikën përsëri”, atëherë rrezikojmë shumë vatra në të gjithë vendin,” raporton gazeta duke cituar një email të Faucit.

“Kjo jo vetëm që do të rezultojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme, por në të vërtetë do të na kthejë mbrapa në përpjekjet tona për t’iu rikthyer normalitetit,” tha ai.

Rreziku i përpjekjes për ta hapur vendin para kohe është mesazhi kryesor që Fauci dëshiron ta përcjellë deri te Komisionin për shëndetësi, arsim, punë dhe pensione të Senatit në mbledhjen e sotme.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Sipas Worldometers, deri më tani në vend janë shënuar 81,795 viktima dhe janë regjistruar 1,385,834 të infektuar.

SHKARKO APP