Fauci: Rikthimi i një valë të dytë të koronavirusit në Europë është i pashmangshëm

Anthony Fauci, drejtor i Insitutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe këshilltari kryesor i Task Forcës së Donald Trump për pandeminë e koronavirusit, paralajmëron Europën për një rikthim të koronavirusit.

Megjithatë, përmes testimeve dhe resurseve të nevojshme, rastet mund të izolohen.

“Infektimet e reja janë të pashmangshme. Duhet të kemi personel mjekësor të mjaftueshëm, teste e resurse për të identifikuar rastet, për t’i izoluar dhe për të gjurmuar kontaktet. Nëse do ta bëjmë, kur infektimet e reja të shpërthejnë, mund të shmangim që ato të shndërrohen në një valë të dytë”, tha Fauci për “La Stampa”.

Sipas Faucit, është e vështirë të parashikohet se kur mund të kthehemi në normalitet, por me siguri jo këtë dimër, thotë ai. Mjeku më i famshëm i Shteteve të Bashkuara mendon se zgjidhja e vërtetë do të vijë kur të krijohet vaksina, pra për një rikthim në normalitet duhet pritur të paktën një vit. Kujtjmë që deri tani në botë janë infektuar mbi 7,2 milionë njerëz nga të cilët kanë vdekur 411,572.

SHKARKO APP