Fauci: SHBA s’ka nevojë për AstraZeneca-n, edhe nëse miratohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos kenë nevojë për vaksinën anti-covid të AstraZeneca, edhe në rast aprovimi nga rregullatori i barnave. Deklarata vjen nga virologu kryesor i këtij vendi, Anthony Fauci.

Kreu i departamentit të sëmundjeve infektuese i ka thënë agjencisë Reuters, se SHBA ka mjaftueshëm kontrata me prodhues të tjerë të vaksinave për të imunizuar të gjithë popullatën ndaj Covid-19.

Kjo deklaratë vjen teksa AstraZeneca po përballet me një valë dyshimi pas disa incidenteve në Europë me mpiksje të gjakut. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europian e Barnave kanë konfirmuar se vaksina e zhvilluar nga Universitetit i Oksfordit është efikase dhe e sigurt për përdorim.

SHKARKO APP