FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Donald Trump
FBI ka bastisur shtëpinë e ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort në Virginia.
Sipas mediave amerikane agjentët federalë thuhet se kanë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera gjatë bastisjes në orët e para të agimit të 26 korrikut, një ditë pasi Manafort u takua vullnetarisht me Komitetin e Inteligjencës së Senatit.
Manafort u largua nga drejtimi i fushatës pas dyshimeve mbi lidhjet e tij me të huajt.
Zëdhënësi i Manafort, Jason Maloni, i konfirmoi medias amerikane se agjentët federalë kishin “ekzekutuar një urdhër kërkimi në një nga rezidencat e Z. Manafort”.
KOHA JONË SONDAZH

