FBI kontrolle në shtëpinë e Mike Pence

Byroja Federale e Hetimeve është futur të premten në shtëpinë e ish-zvpresidentit amerikan Mike Pence.

Agjencia e lajmeve ”Reuters”, raporton se bëhet fjalë për një kontroll konsensual në banesën e tij në Indianapolis pas gjetjes së disa dokumenteve të klasifikuara muajin e shkuar.

Kontrolli në shtëpinë e Pence vjen në kohë kur si ish-presidenti Donald Trump ashtu edhe ai aktual, Joe Biden janë duke u hetuar nga dy avokatë të posaçëm për mbajtjen e të dhënave të klasifikuara.

SHKARKO APP