FBI kontrollon shtëpinë e Joe Biden, synim gjetja e dokumenteve të klasifikuara

Agjentë të FBI ushtruan një kontroll paraditen e së mërkurës në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Delaëare si pjesë e një hetimi për mosdorëzimin e dokumenteve të klasifikuara.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Biden tha se kërkimi ishte “planifikuar” dhe kishte pasur “mbështetjen e plotë” të presidentit. Vetë FBI-ja nuk ka bërë ende komente mbi operacionin.Për shkak se operacioni ishte konsensual, nuk u kërkua ndonjë mandat nga gjykata. Kërkimi vjen pas gjetjes më herët të dokumenteve sekrete në ish-zyrën e Biden në Uashington dhe në një tjetër banesë të tij.

Numri i saktë i të dhënave të klasifikuara të gjetura mbetet i paqartë. Vetë Biden është shprehur se nuk ishte në dijeni se dokumentet kishin mbetur ende në këto vende dhe nuk ishin dorëzuar në Arkivin Kombëtar sipas ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara është hapur një hetim për ish-Presidentin Donald Trump të cilit gjithashtu iu kontrollua një nga rezidencat në Florida. Një numër i vogël dokumentesh u gjet edhe në zyrën e ish-zv.Presidentit Mike Pence.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?