FBI “kundër” Shtëpisë së Bardhë

Byroja Federale e Hetimit FBI në Shtetet e Bashkuara ka shprehur shqetësim sa i përket vërtetësisë së një memorandumi të klasifikuar që lidhet me hetimin ndaj Rusisë. Presidenti Donald Trump këmbëgul që dokumenti në fjalë të bëhet publik.

FBI ka shprehur shqetësime për saktësinë e një memorandumi sekret të përpiluar nga Komiteti i Inteligjencës, që tregon se Byroja ka një qasje anti-Trump. Dokumenti akuzon jo vetëm FBI-në, por edhe Departamentin amerikan të Drejtësisë se kanë mashtruar një Gjykatë për Mbikëqyrjen e Inteligjencës së Huaj, duke kërkuar zgjatje të një operacioni të fshehtë përgjimi për fushatën zgjedhore të Donald Trump në 2016. Shqetësime për këtë fakt ka ngritur edhe Departamenti i Drejtësisë, që deklaron se memorandumi në fjalë vendos në rrezik informacione të klasifikuara.

Komiteti i Inteligjencës votoi për publikimin e memorandumit më herët gjatë kësaj jave, ndërkohë që presidenti Donald Trump ka kohë deri në fundjavë për të vendosur nëse informacioni do të deklasifikohet për publikim. Në anën tjetër, demokratët pretendojnë se dokumenti në fjalë është një përpjekje për të diskredituar hetimin e udhëhequr nga FBI mbi ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Deklarata e Byrosë Federale të Hetimit vjen vetëm një ditë pasi zoti Trump ka shprehur mbështetjen e tij për publikimin e memorandumit dhe pas konfirmimeve nga Shtëpia e Bardhë se kjo do të ndodhë së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?