FBI shpërndan videon, i riu ishte gati të hidhte bombat në Uashington

Byroja Federale e Investigimit, e njohur botërisht si FBI, ka shpërndarë disa pamje të kapura nga kamera sigurie që “ndjekin” një person i cili dyshohet si autor i një atentati të mbetur në tentativë.

Dy bomba artizanale u gjetën nga forcat e sigurisë amerikane fatmirësisht të pashpërthyera në një zonë afër Capitol Hill në Uashington, pikërisht ditën kur godina simbol e pushtetit amerikan u sulmua nga mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, më 5 janar të këtij viti.

FBI-ja ka ofruar 100 mijë dollarë për të identifikuar personin me kapuç që duket në video. Bombat ishin shumë të ngjashme, e të dyja ishin rreth 30 cm të gjata me kapakë fundorë dhe instalime elektrike që ishin bashkangjitur në një kohëmatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?