FBI shqyrton lidhjet financiare të Presidentit Trump
Procesi hetimor për lidhjet e dyshuara të Presidentit Trump dhe Rusisë është intensifikuar ndjeshëm, ndërsa në bazë të burimeve mediatike, konsulli special i çështjes, Robert Mallër, po shqyrton në detaje të dhënat financiare të Presidentit, ato të personave të tij të besuar si dhe transaksione ekonomike që mund të fshehin skenare të ndryshme. Nga hetimi po preken gjithashtu edhe zyrtarët e shumtë që kanë punuar për Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, por edhe gjatë fushatës së tij elektorale.
Hetimet për kontaktet e mundshme mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Rusisë janë instensifikuar, ndërsa në bazë të burimeve që kanë mediat amerikane, konsulli special i çështjes, Robert Mueller, po investigon në aspektin ekonomik për të parë nëse ka lidhje financiare që hedhin hije dyshimi.
I deleguari special për cështjen ka krijuar një juri të madhe, një term i cili i referohet krijimit të një grupi me disa antarë që shqyrtojnë vlefshmërinë e akuzave përpara se një rast i caktuar të shkojë për gjykim. Në këndvështrimin e ekspertëve, ky është një qëndrim më agresiv i Robert Mueller në raport me hetimet, ndërsa mendohet se po analizohet një sasi e konsiderueshme të dhënash.
Gjithmonë duke ju referuar burimeve të mediave amerikane, hetuesit po marrin nën shqyrtim transaksionet ekononmike të kompanive që zotërohen nga Presidenti, lëvizjet financiare të njerëzve të tij të besuar si dhe skema të tjera financimesh pas të cilave mund të fshihen skenare të ndryshme. Gjtihashtu, raportohet se Robert Mueller po mundohet të kuptojë nëse numri një i Uashingtonit ka patur ose jo dijeni më herët në lidhje me takimin e të birit me një avokate që kishte lidhje të ngushta me Kremlinin. Nga procesi investigativ pritet të preken edhe zyrtarë të lartë të fushatës së Trump si Paul Manafort apo funksionarë të Shtëpisë së Bardhë që janë tërhequr në muajt e fundit. Megjithatë, edhe njëherë, Donald Trump nuk ka nguruar që të kritikojë ashpër procesin hetimor. Sipas liderit aktual të Uashingtonit, ajo që po ndodh është një fabrikim total i mediave dhe një gjueti shtrigash.
KOHA JONË SONDAZH

