​Fëmijët e kalojnë lehtë por mund ta përhapin Covid-19

Një studim i botuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thuhet se edhe fëmijët me simptoma të lehta ose madje asimptomatik mund të përhapin Covid-19 dhe ta sjellin atë në familje. Pra ajo që thonë ekspertët e shëndetit është më se e vërtetë që fëmijët janë transmetues të virusit tek të tjerët, por vetë ata nuk shfaqin simptoma të rënda.

Dymbëdhjetë fëmijë, përfshirë një 8 muajsh, u infektuan me Covid-19 në 3 kopshte në Salt Lake County midis prillit dhe korrikut dhe infektuan të paktën disa të tjerë prindër, vëllezër e motra. Tre nga fëmijët e infektuar nuk kishin asnjë simptomë dhe njëri prej tyre infektoi nënën e cila u shtrua në spital për shkak të agravimit të simptomave. Një foshnjë tetë muajshe infektoi të dy prindërit.

Shkalla e përhapjes, rreth 25%, është në përputhje me studimet e përhapjes familjare që kanë përfshirë fëmijë dhe të rritur, dhe ky hulumtim tregon se nuk do të kishte asnjë ndryshim në aftësinë përhapëse të koronavirusit midis fëmijëve dhe të rriturve.

SHKARKO APP