Fëmijët e luftës, disa gjenden në krahët e ushtarëve sllovakë
Agresioni rus ka bërë që miliona ukrainas të lënë atdheun e tyre. Mbi 200 mijë civilë kanë braktisur vendin dhe po gjejnë strehim në Poloni, Rumani, Sllovaki, Moldavi e Hungari.
Sllovakia dhe Rumania kanë hapur dyert për ukrainasit në këto ditë të vështira për ta. Sipas mediave vendase radha e atyre që kërkojnë të kalojnë kufirin ka shkuar në rreth 15 kilometra.
Ajo që të bie më shumë në sy edhe nga raportimet e mediave ndërkombëtare janë fëmijët. Fytyra të lodhura, në shumë raste me vragat e lotëve që u varen në faqe.