Fëmijët nxjerrin nga këneta predha dhe municione lufte

Tre fëmijë në Gjermaninë lindore gjetën disa fishekë dhe predha në një kënetë të cilat dyshohen se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Ata përdorën magnetë të fuqishëm për t’i nxjerrë nga këneta e më pas njoftuan policinë e Ohrdruf.

Oficerët rrethuan menjëherë zonën dhe ngritën alarmin. Të gjithë personat që gjejnë municione ushtarake të vjetra të njoftojnë autoritetet dhe të qëndrojnë larg tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëhet ende me dije nëse predhat e gjetura nga fëmijët janë ende aktive. Jo në pak raste janë zbuluar municione të periudhave të luftërave duke përfshirë edhe bomba të cilat kanë qenë aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertë të lëndëve eksplozive deklarojnë se po merren me hetimin e gjetjes së fëmijëve. Ata pohojnë se edhe më parë janë gjetur bomba aktive dhe gjatë inspektimit ka pasur dhe incidente.

Zbulimet bëhen zakonisht në kantieret e ndërtimit ose gjatë gërmimeve arkeologjike.

Gjermania u bombardua gjatë luftës nga forcat ajrore amerikane, britanike dhe bombat sovietike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?