Fëmijët që nuk do të shkojnë në shkollë këtë vit

Fëmijët në të gjithë Evropën janë kthyer në shkollë për fillimin e një viti të ri, por në shumë pjesë të tjera të botës, kufizimet e koronavirusit i kanë mbajtur ato mbyllur.

BBC ka hedhur një vështrim mbi situatën në Indi dhe fqinjët e saj në Azinë Jugore, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 600 milionë fëmijë janë prekur nga bllokimet.

Kush nuk po kthehet në mësim?

Kur kufizimet e koronavirusit u vendosën për herë të parë në mars dhe prill, ishte fillimi i vitit akademik për shumë vende të Azisë Jugore.

Klasat në të gjithë rajonin u mbyllën, dhe këto kufizime kryesisht kanë mbetur në vend.

Aktualisht:

Në Indi, shkollat janë kryesisht të mbyllura, me mësimin që bëhet në distancë. Sidoqoftë, qeveria thotë se nxënësit nga klasa 9 deri në 12 mund të shkojnë në shkolla mbi një bazë vullnetare me pëlqimin e prindërve të tyre nga 21 shtatori.

Bangladeshi dhe Nepali e kanë zgjatur mbylljen e shkollës dhe do të vazhdojnë të mbështeten në mësimin në distance.

Shkollat në Sri Lanka u rihapën në gusht pas një tentative në korrik, por më pas u mbyllën përsëri pas një rritje të rasteve të infektimit.

Fëmijët në Pakistan do të kthehen në shkollë në faza, duke filluar nga 15 shtatori pasi numri i rasteve të koronavirusit ka rënë.

SHKARKO APP