Fermerët grekë zhvendosin protestat e tyre në Athinë

Pas më shumë se tre javësh bllokim të akseve rrugore fermerët grekë i janë drejtuar Athinës. Më shumë se 2,000 demonstrues me qindra traktorë nga e gjithë Greqia “zbarkuan” sot në qendër të Athinës, duke kthyer sheshin Sintagma në epiqendrën e protestës së sektorit bujqësor.

Ata protestojnë për rritjen e kostos së prodhimit, çmimet e ulëta të shitjes së produkteve dhe kërkojnë kompensim për të ardhurat e humbura. Sipas përfaqësuesve të tyre, takimi i fundit me kryeministrin solli vetëm premtime pa rezultate konkrete. Ndër kërkesat kryesore janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, nafta pa taksa shtesë për makineritë bujqësore dhe serrat, mbështetja për blegtorinë dhe përshpejtimi i pagesave të subvencioneve.

Përfaqësuesit e sektorit primar kanë vendosur të kalojnë natën në sheshin përpara Parlamentit dhe pritet të largohen të organizuar ditën e nesërme. Fermerët theksojnë se mobilizimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke paralajmëruar se bllokadat mund të rikthehen nëse nuk merren masa konkrete për problemet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?