Fermerët shpëtojnë 11 kuaj nga lumi i akullt

Disa fermerë rus shpëtuan disa kuaj të cilët kishin rënë në ujërat e akullt e një lumi thuajse të ngrirë në rajonin jugor të Bashkiriya në Rusi.

E gjithë kjo iniciativë për shpëtimin e tyre është regjistruar në një kamera e më pas është postuar në rrjet.

Ishin 11 kuaj femra që kishin rënë në ujë pas çarjes së shtresës së akullt të lumit.

Pasi fermerët i nxorrën nga uji, shprehen se asnjë prej kuajve nuk ka pësuar lëndime.

Gjithashtu njëri prej tyre i bën thirrje të gjithë fermerëve të zonës si dhe peshkatarëve të bëjnë kujdes kur kalojnë në sipërfaqet e akullta të këtij lumi.

YouTube player

SHKARKO APP