“Ferri në Tokë”, foto tmerruese nga Siria, fëmijët e helmuar nga sulmi i fundit kimik






Të tjera foto tmerruese janë zbuluar nga mediat botërore ku duken trupat e fëmijëve të vdekur pas një sulmi kimik të hedhur në një fshat të kontrolluar nga rebelët në Siri.
Një prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit shihet teksa mban një djalë të vogël në krahë, pasi është vrarë nga sulmet ajrore në zonën e quajtur Ghouta në Siri.
Mjekët thonë se fëmijët janë helmuar për vdekje si pasojë e sulmit me gaz kimik, ndërkohë që diktatori Bashar Al-Assad u bën thirrje forcave të tij të vazhdojnë sulmet vdekjeprurëse në rajon.
Foto shokuese tregojnë fëmijë e foshnje që përdorin aparate frymëmarrjeje për të qëndruar gjallë. “Është koha të ndalojmë këtë ferr në tokë,” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
(BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH


