Festa e Falënderimeve rikthehen dyndjet në aeroporte e rrugë
Miliona amerikanë iu drejtuan aeroporteve të mërkurën një ditë përpara Festës së Falënderimeve, duke shkaktuar ditën më të ngarkuar në fluturime, që kur pandemia mbylli traditën e vizitave tek miqtë apo familjarë gjatë të festave.
Si për të lehtësuar frikën e konsiderueshme për vonesa të fluturimeve, stuhia, që solli rrebesh dhe erëra të forta, në pjesën më të madhe të Amerikës lindore të martën dukej se po lëvizte në det të hapur të mërkurën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Mes 17 dhe 27 nëntorit, linjat ajrore amerikane do të transportojnë një rekord prej 29.9 milionë pasagjerësh, sipas ‘Airlines for America’, që kryen parashikime mbi industrinë, ose 9% më shumë se një vit më parë. Shifrat flasim për 1.7 milionë pasagjerë më shumë nga nivelet e para pandemisë së COVID-19.
Të martën, në pikat e kontrollit të sigurisë në aeroporte u kontrolluan 2.6 milionë pasagjerë, numri më i larti ndonjëherë për të martën që i paraprin Ditës së Falënderimeve, sipas Administratës së Sigurisë në Transportit të SHBA. E mërkura pritej të ishte edhe më e ngarkuar.
Në autostrada, Shoqata Amerikane e Automobilave pret që 55.4 milionë udhëtarë të udhëtojnë të paktën 80 km ose më larg duke nisur nga e mërkura deri të dielën, ose 2.3% më shumë sesa vitin e kaluar.
Rënia e çmimeve të benzinës dhe e biletave të fluturimit e ka bërë udhëtimin më të përballueshëm ndërsa inflacioni është ulur disi. Çmimet e gazit kanë rënë 15% që nga mesi i shtatorit, sipas GasBuddy, një faqe interneti që mbledh të dhëna mbi këtë çështje, ndërsa sipas faqes së udhëtimeve Hopper, çmimet e biletave të avionëve për javën e falenderimeve, ishin 14% më të lira se vitin e kaluar.
Sipas parashikimeve dy aeroportet kryesore në Hjuston të Teksasit do të thyenin rekordin e tyre të udhëtarëve prej dates 16 në 28 nëntor. Rreth 2.4 milionë persona pritej të fluturonin përmes Hjustonit, 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. /VOA