Festë dhe politikë, turistët largohen nga Betlehemi

Betlehemi ka nisur të ndiejë efektin e deklaratës së Donald Trumpit mbi Jeruzalemin. Qyteti i lindjes së Krishtit jeton praktikisht me turizëm, por këtë vit me dhjetëra grupe vizitorësh e kanë anuluar udhëtimin e tyre.

Në rrugë, krahas zbukurimeve të Krishtlindjes, gjen edhe parulla ku Jeruzalemi përshkruhet si “kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës” e thirrje për një intifadë të re.

Arsyeja e bojkotimit nuk është thjesht rrjedhojë e zemërimit për shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Shkaku kryesor është shqetësimi nga mundësia e një shpërthimi të trazirave. Më shumë tensione përkthehen në më pak vizitorë. Shumë hotele raportojnë anulime prenotimesh, e më pak të huaj shihen sot në sheshin e Grazhdit, epiqendra turistike e Betlehemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimet nuk janë nga më të mirat as për ditët në vazhdim. Këtë herë, fluksi i njerëzve që duan t’i kalojnë festat në vendlindjen e Jezuit nuk duket edhe aq premtues, e më së pari pritet të vihet re një mungesë e palestinezëve të Galilesë, frekuentuesit më të rregullt të qytetit gjatë kremtimeve të krishtera.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Turistët izraelitë dhe ata me origjinë palestineze kanë anuluar gjithçka, e të njëjtën gjë po bëjnë edhe të huajt”, rrëfen Fadi Kattan, pronar i një bujtine dhe një restoranti në zemër të Betlehemit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?